Vuçiq flet në telefon me Palmerin, zbulohet biseda

Vuçiq flet në telefon me Palmerin, zbulohet biseda

  16 Sep 2019

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në telefon me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Zyrtarit amerikan, Vuçiq i ka thënë se vendi i tij do të angazhohet për një kompromis të vërtetë dhe të qëndrueshëm në raport me Kosovën.

“Vuçiqi gjatë telefonatës, që është vazhdim i takimit të tyre në Nju Jork, ka përsëritur se do të vazhdojë të angazhohet për arritjen e një kompromisi të vërtetë e të qëndrueshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Metohisë duke mbështetur interesat e serbëve të atjeshëm, sikurse edhe për ruajtjen e interesave shtetërore e nacionale të Serbisë”, citon B92 të ketë thënë Vuçiqi gjatë kësaj bisede me Palmerin.

Ndërkaq, është caktuar që të zhvillohet një takim mes Vuçiqit e Palmerit gjatë 10 ditëve të ardhshme.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për gjendjen e përgjithshme rajonale dhe janë pajtuar që paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është e një rëndësie thelbësore për përparimin politik dhe ekonomik të të gjithë rajonit.

(Kosova Sot Online)

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.