Vritet edhe një kosovar në Siri, ja nga cila komunë ishte ai

  21 Dec 2017

Edhe një qytetar i Kosovës është vrarë në konfliktin e Sirisë.

Mësohet se ky person është nga fshati Palabardh i komunës së Gjakovës.

Sipas burimeve të kallxo.com, familjarët tashmë janë njoftuar për vdekjen e anëtarit të familjes dhe po përgatiten të hapin të pame.

Të njëjtat burime nuk kanë sqaruar rrethanat e vdekjes së këtij qytetari të Kosovës në vendin e Lindjes së Mesme i përfshirë dhe shkatërruar nga lufta.

Nuk është e qartë se kur kishte shkuar në Siri ky shtetas i Kosovës dhe nëse ka qenë pjesë e ndonjë organizate ekstremiste që po lufton atje.Dhjetëra kosovarë janë vrarë në Siri deri më tani.

Vitin e kaluar, kur ka raportuar para Komisionit për Siguri, ish-ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ka thënë se sipas informacioneve që posedonte Ministria, në Siri e Irak janë vrarë 57 qytetarë të Kosovës.Sipas ish-ministrit, në këto dy vende ishin ende 70 kosovarë luftëtarë aktivë si dhe 38 gra e 27 fëmijë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.