fbpx

Vrasja horror në Tiranë, ja pamjet e vendit ku djali kishte hedhur trupin e babait (Foto)

  24 Dec 2017

Një ngjarje horror e ndodhur dy ditë më parë ka tronditur Tiranën, ku djali ka masakruar me çekiç të atin dhe më pas e ka ngarkuar trupin në makinë e tij, duke e hedhur në liqen për të humbur gjurmët.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku i riu 28-vjeçari Selman Aliaj, pas një sherri me babanë e tij, e ka goditur me çekiç, duke e lënë të vdekur në vend atë.

Selman Alija, 28 vjeçari banues në Shkozë, mësohet se në polici ka dhënë versione të ndryshme. Fillimisht, ai e ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e të atit. Burimet thanë se autori ndodhet në gjendje të paqëndrueshme psikologjike.

Aliaj i ka thënë policisë se kishte pasur konflikt me të atin e pas grindjes nuk dinte gjë për vendndodhjen e tij.

Ka qenë një telefonatë e bërë nga djali tjetër i familjes që ka bënë në lëvizje policinë e Tiranës, ku ka lajmëruar lëvizjet e dyshimta të 28-vjeçarit. Ndërkohë që uniformat blu kanë shkuar në oborrin e banesës, ku ka gjetur shenja gjaku si dhe afër liqenit ka gjetur çekiçin, me të cilin dyshohet se Alija ka vrarë të atin.