Vrasja e nënkryetarit të PDK-së në Suedi pasojë e partive politike !

Vrasja e nënkryetarit të Pdk-së në Suedi thanë u vra dhe shokoi shumë kenë, po jo krejt shqiptaret ata qe nuk ishin të Pdk-së nuk ndien dhimbje për të. Lajmi morri dhenë në mediat shqiptare. Gazetat të gjitha shkruan lidhur me këtë vrasje . Isha mësuar te dëgjoj vrasje në atdheun tonë në Shqipëri dhe Kosovë qe ajo u bë tani me hit . Me vra një njeri plumb në balle e ik mbas gardhi, kush të gjene ma? Me të dëgjuar qe thanë nënkryetari i PDK-se u kuptua se PDK-ja ka vetëm një parti, qe tani e udhëheq vendin në Kosovë . Këso partie nuk ka në Shqipëri, ajo në Shqipëri është vetëm me dy shkronja PD , për me thjeshtësuar ma shumë PD-ja e Sali Berishës në Shqipëri , ndërsa kjo në Kosove edhe kjo, parti demokratike po e PDK-ja e Hashim Thaqit për një shkronjë ma e gjatë. Disi me tingëllojë në vesh keq. Nënkryetari i Pdk-se u vra në Suedi ! Po pse mor a Hajradin Kuqi a ? Po vet, s’ka tjetër, ai është pas Hashimit! Po qe zezë të paska gjet thashë me vete moj nënë, qe çka paska përjetua nënëlokja me rrite Hajredinin e me ta vra hallku?. U vra ,po u vra n fund të dynjasë jashtë atdheut në Suedi ?. Po çka ishte ma e keqe thuhet se e vrau dhe iku dorasi pa gjurmë, paska qenë dorasi i maskuar. Pikëllim i madh , dhimbje e madhe po edhe turp i madh si me ndodhe një vrasje në njeriun e dyte pas kryeministrit Hashim Thaqit. Thuhet se Hajredin Kuqi i bënë të gjitha punët e i mbesin Thaqit si merita .Pas një kronike qe u dha ma vonë, mësuam se ngjarjes ju dha një epilog tjetër. I vrari qenka jo Hajredin Kuqi po qenka, një nënkryetar, po i te njëjtës parti në Suedi , vërtet edhe ai qenka nen kryetar po i i quajtur Murtez Xhema, rreth 50-vjeç, nga rajoni i Mitrovicës, pastaj lajmi thotë se edhe ky u vra nga një person i maskuar në qytetin Helsingborg të Suedisë.
Kishe njerëzit vriten vetëm në Kosovë e Shqipëri!
Çudi kishe njerëzit vriten vetëm në Kosovë e Shqipëri edhe ik pa gjurmë, po si ka mundësi me ndodhë edhe në një shtet aq te fuqishëm siç është Suedia një shtete demokratik me traditë .Xhema paska qenë edhe kryetar i shoqatave të bashkuara shqiptare për ketë lavdi se në perëndim shqiptarët duhet të jenë të organizuar në( shoqata , klube dhe qendra kulturore ) po si i hyri në punë Murtez Xhemës me u marre me politikë në vend të huaj ma se tre mije km larg Kosovës .Çka ju deshët partia atje të ndjerit oh te mjerë ne për te gjorët. A thua pak parti ka në Kosovë me nder me thanë as urinën nuk po ka, ku me bërë njeriu prej tyre !…Mandej thuhet se policia rajonale në Suedi ka rrethuar vendin e krimit dhe është duke zhvilluar hetime në lidhje me rastin. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të arrestuar. U mundova ta thërras një shok timin Avni Dervishin në Stokholm qe është edhe anëtar i “Parlamentit Suedez “, qe t’u thotë policisë suedeze , mos e lypni se nuk mund ta gjeni, se kryesi i veprës kriminale është i shkolluar në Kosovë në shkollën profesionale edhe atë në shkallën e lartë për krime me vra , asgjësuar, kidnapuar, terrorizuar dhe nuk lenë gjurmë. Këta kriminel janë aktor, janë të pa dukshëm tinëzar, janë vetëm hije sa e sheh sa se sheh , të humb para sysh, kauboj të vret në drite të hënës e të diellit. Rasti konkret nuk u frikësuar fare ora 11.00h të ditës e ka vra Xhemen !… Derisa e rikujtova vrasjen e Avi Rrustemit,Hasan Prishtinës , Bajram Currit e Gurakuqit e shumë të tjerëve të gjithë u vranë për çështje politike!!! . Prapë e cingirrova telefonin e Avniut, por nuk hapet edhe ky siç duket është i shokuar qe shkëmbejmë shpesh shkrime . Mendova qe ti përcjell mesazhet e mia dhe tu rekomandoj qe të keni kujdes se ju ka ardhë edhe atje hastallaku i kësaj sëmundje kronologjike nga Kosova.
Sikur na e kanë lëne amanet dhe trashëgim armiqtë, qe në trojet tona mos të ndalet pushka kurrë makar edhe kundër njeri tjetrit!
Të keni durimin se na këtë sëmundje e kemi historike dhe po qëndrojmë me shekuj me këtë barrë!. Desha tu propozoj qe të ndërmerrni diç ta hiqni ju se paku nga vendi i juaj se ne shqiptarët jemi te mësuar, pos qe na kanë vrarë të huajt dhe na kanë pushtuar, armiqtë me shekuj turq e serb po edhe grek e maqedonas ,bullgar e cincar po malazez kombe gjakatare me histori e pa histori, po këtë sikur na e kanë lëne amanet dhe trashëgim qe në trojet tona mos të ndalet pushka kurrë makar edhe kundër njeri tjetrit siç po ndodh me në shqiptarët vrasim njeri tjetrin në familje djali e vret babën, nëna e vret të birin i biri i të birit të birit të babës e vret xhaxhajnë. Komshiu i mikut te mikut e vret mikun e mikut tënd , politikani e vret politikanin se nuk donë ai me kenë ma i mençur se ai !
Përjashtim ka vetëm të luftëtaret e lavdishëm të UÇK- së qe i kanë vrarë tradhtarë e vendit bile i kamë uruar qe e kanë vra njëfarë Jakup Hunqin -Hotin!
Rrugaçi e vret shkrimtarin, hajni e vret biznesmenin , i çmenduri i vret te gjithë , nga këta argatë të armiqve tanë asnjëherë nuk mbahet mend se kanë shkrep një plumb kundër armikut dhe pushtuesve tanë pos kunder vëllezërve të vet! Ata bile nuk donë me pas as konkurrent dhe si mbledhje matematikore i del likuidimi!?… Përjashtim ka vetëm të luftëtaret e lavdishëm të UÇK- së qe i kanë vrarë tradhtarë e vendit bile i kamë uruar qe e kanë vra njëfarë Jakup Hunqin -Hotin ,tip analfabeti , inspektor i larte i udbës jugosllave qe ne ish te burgosurve politik na ka rrjep për së gjalli , dajak me format ma çnjerëzore nuk ma ka ndal deri shtat muaj dite deri ne ditën e gjykimit ne “Gjyqin e Qarkut në Prishtinë” , tradhtarit nuk duhet ti falet as një minutë. Ky fenomen, pos familjes vrasja kalon me u zgjeruar në fshat, në lagje, në qytet, në shtet, po sikur nuk ngopemi akoma forca e pushkës del i thenë kornizat e shtetit , edhe jashtë trojeve tona me mare nasihat prapambeturie edhe kombet tjera ?. Të vritet njeriu për bindje politike qe mendon ndryshe , është ma shumë se absurditet .Fillimisht u dashtë tu shprehu ngushëllime familjes Xhema, po nga revolta mbeti tani radha. Familja Xhema shfrytëzoj tu shprehu ngushëllimet ma të sinqerta nga unë duke e përcjellur këtë dhimbje tek të afërmit e juaj , miqtë dhe farefisi i juaj .
Edhe vrasjet e anëtarëve të LDK-së kur janë vrarë, këta të Pdk-së nuk janë mërzitur se ishte i partisë tjetër!
Ai ishte një njeri i vyeshëm i PDK-ës prandaj i ngushëlloj edhe ata për këtë vrasje dhe humbjen e një njeriu të vyeshëm dhe të ndershëm . Meqenëse vrasja supozohet se është politike del se, vrasësi ka bërë krimin, po nga ky motiv me karakter politik. Kjo është jo vetëm e papranishme dhe qyqare por edhe e pafalshme,çfarë të themi, ne jemi këta që jemi. Edhe vrasjet e anëtarëve të LDK-së kur janë vrarë, këta të Pdk-së nuk janë mërzitur se ishte i partisë tjetër .Për këtë rast partitë tjera nuk po i ngushëlloj se ato tani janë neutrale si parti ma të vogla dhe nuk ju ka dhimbtë askujt?More mos po koritna edhe me ndonjë, prej këtyre partive ndoshta ju ka dhimbtë dikujt e mos të mbetet për një llaf goje, ngushëllime burra të gjithëve u shprehu të madh e të vogël për këtë rast vdekje se shqiptarë ishte , shqip ka folë , i gjakut tonë është , i fiseve tona është , i kombit tone është … Si viktimë jeni ju i nderuari Xhema, qe ratë si pasojë e themelimit të partive shterpa në mërgatën tonë . Kjo është dhuratë e partive politike qe i kanë themeluar në Diasporën shqiptare kudo!?. LDK-ja e Isa Mustafes , PDK-ja e Hashim Thaqit , LDD-ja e Nexhat Daci , Partia e Aleanca e Re e Behxhet Pacollit , Vetvendosja e Alnbin Kurtit , e tjera parti janë aktive në gjithë Evropën dhe në Amerikë. Asnjëra në letër nuk është e regjistruar , por e gënjen njëra tjetrën, se parti politike me regjistruar në shtete e Evropës duhet të zhvillohet një politikë pro shtetit ku veprohet e jetohet politikisht.
Shqiptarëve u krijohet përçarje , dhe mosmarrëveshje me ekzistimin e partive politike ne Diasporë!
Nuk mundesh me dal as në një zgjedhje parlamentare këtu. Shqiptarëve u krijohet përçarje , dhe mosmarrëveshje me ekzistimin e tyre .Neve si shqiptarë me qenë te frytshëm për kombin tonë duhet mos të jenë asnjë parti politike në diasporë dhe nga ky rast ftoj qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës t’i shuajnë me dekretligj .Ne, shqiptarët mund të jemi në shërbimin e atdheut për mes një “Lobi Shqiptar” qe do te jetë arma ma fuqishme për Shqipërinë dhe Kosovën, e jo të na vriten njerëzit ma të mirë , veprimtarët ma të mirë në vende të huaja si pasoje e përçarjeve. Ne vazhdimisht kërcënojmë tjetrin përse ai tjetri nuk mendon si ne apo si ti! Ne shajmë, prekim në familje e në moral për të vetmin “faj” të mendimit ndryshe dhe mjerimi fatkeqësia jonë nuk përfundon me kaq, vazhdojmë t’i akuzojmë të tjerët paturpësisht.
Neve atëherë na quante me të njëjtin gjuhë Serbia dhe shtypi serb, tradhtar kundërrevolucionar antijugosllav , terrorist , armiq , me etiketime të ndryshme sikurse në qe po akuzojmë, sot njeri tjetrin edhe ne Parlament ,si ne Tiranë ashtu edhe në Kosovë!
Pra, në njërën anë e shajmë tjetrin përse nuk mendon si ne po ndryshe, dhe po të njëjtin e shajmë dhe i etiketojmë .Mu kujtua kur isha ne burg ne vitet e 81-ta qe unë me shokët e mi kam menduar ndryshe nga Serbia shoviniste dhe okupuese mbi Kosovën . Neve atëherë na quante me të njëjtin gjuhë Serbia dhe shtypi serb, tradhtar kundërrevolucionar antijugosllav , terrorist , armiq , me etiketime të ndryshme sikurse në qe po akuzojmë, sot njeri tjetrin edhe ne Parlament ,si ne Tiranë ashtu edhe në Kosovë, vetëm qe kishim lexuar vepra në gjuhen shqipe , vetëm qe kishim lexuar gazetën e” Zërit i Kosovës” qe dilte në Gjermani nga Isuf Gërvalla qe u vra nga udbeja serbe, pra nga jugosllavët? U dënuam me burg nga vetëm qe kishim shpreh mendimin e lirë për “Republikën e Kosovës” dhe kishim shkruar parullat “Kosova Republikë” po kishim demonstruar me mendim ndryseshe nga Beogradi për çështjen e Kosovë. Nuk ishte çudi se ata nuk ishin shqiptarë po serb, shtypi i Beogradit, ishe i okupatorit mbi Kosovën dhe trojet tjera shqiptare, pastaj edhe për atë kishte ardhë të pushtoj. Ata ishin barbarët qe na ngulen në hunj e na dogjën , ata ishin qe na vranë para vetëm 13 vjetësh e na përzunë nga Kosova , me programin e akademisë serbe. Pra armiku shkon nga koka e jo nga bishti si ne shqiptarët . Është për tu çuditur me shqiptaret edhe sot e kësaj dite e kane mësuar atë taktikë shekullore nga pushtuesi barbar serb, me sha e etiketua nga shtëpia deri në Parlament me fyer , intriguar, etiketuar ,besa një grup veprimtaresh edhe sot i quajnë leninist e komunist të kuq e të zi, tradhtar e spiun duke u mbështetur në animin partiak dhe politik , qyqar e antishqiptar!!!.
Shqiptarët e vrare nga vet shqiptarët në emigracion për shkaqe politike dhe mos rrezikim karrige.
Shqiptarët e vrarë nga vet shqiptarët në emigracion për shkaqe politike dhe mos rrezikim karrige. Tani ma u dëshmua edhe ne historinë e re nga pavarësia e Shqipërisë si trashëgimtare mbretërore Ahmet Zogu qe shumë patriot qe ishin edhe protagonistet e pare ne pavarësinë e Shqipërisë u vranë dhe u eliminuan nga dora dhe fshehtësitë e mbretit Zog, për ambicie pushteti siç ishin patriotet qe u vranë me nofkën “Tradhtar të Atdheut”, është se ky individ që drejtoi vendin për afër 15 vite rresht, me dhunë, vrasje, depërtime opozitarësh dhe fyerje po si kur sot ne parlamentin e Kosovës dhe te Shqipërisë me tempon e njëjtë, pos qe debatet bëhen ne një komoditet ma të mirë ne objektet moderne !!!???…
Heronjtë e vrarë nga Mbreti tradhtar, ishin Hasan Prishtina ,Kryeministër i Shqipërisë në 1921; u dëbua dhe u vra me urdhër të A. Zogut (me miratimin e qeverisë serbe të asaj kohe), sepse kundërshtoi së bashku me Bajram Currin politikën pro-serbe dhe anti-kosovare të A. Zogut. Pas rrëzimit të qeverisë së Nolit në dhjetor 1924 dhe ardhjes së Zogut me ndihmën e serbëve, Hasan Prishtina largohet përgjithmonë nga toka e mëmëdheut, për t’u vrarë më 13 gusht 1933 në Selanik nga dorasi i paguar nga Ahmet Zogu. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra nga shqiptari Ibrahim Çelo, 38 vjeçar, i papunë, qëlloi pesë herë ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinën në qytetin e Selanikut Greqi.
Luigj Gurakuqi, Hero i popullit dhe Mësues i Popullit. Ministër i qeverisë së Nolit. U dëbua dhe u vra me urdhër të A. Zogut në një kafe në Bari të Italisë me anë të agjentit Zogist Baltion Stambolla. Vorrit i tij ndodhet pranë atij të Pashko Vasës dhe Migjenit pa kurrfarë mirëmbajtje edhe sot!
Bajram Curri, “Hero i Popullit”, politikan, ushtarak, senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë që më 1920. U vra nga forcat zogiste dhe agjentët e shovinistëve serbë në Dragobi, të prirë nga Ceno Kryeziu e Kadri Malsori Mehmeti, më 29 mars 1925.
Avni Rustemi, i nderuar shqiptar “Hero i Popullit”, deputet dhe mësues, u vra me urdhër të A. Zogut më 22 prill 1924 pranë pazarit të ri në Tiranë, nga atentatori i njohur me pseudonimin “qerosi i Recit”.
Fan S. Noli, i nderuar nga shteti shqiptar me dekorata e tituj të ndryshëm. Kryeministër i Shqipërisë, burrë shteti[1], dijetar, poet, përkthyes e historian shqiptar. Regjimi zogist e dënoi me vdekje në mungesë. Njeri i jashtëzakonshëm që e bëri të njohur Shqipërinë me perëndimin dhe dha kontribut thelbësor në krijimin e shtetit shqiptar si dhe në krijimin e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë . E bëri Kishën të flasë shqip për herë të parë.
Ky është “kontributi” i A. Zogut në kohën e drejtimit të tij të shtetit shqiptar, kontribut që e la Shqipërinë me një shtet gjysmak, më të varfëren e shteteve në Europë, të ndarë e të përçarë dhe pa inteligjencën e vet.
Po të mos ishte Zogu dhe despotizmi i tij anadollak, po të mos ishte Zogu dhe politika e tij bizantine, nuk do të vinte as regjimi komunist nga i cili vuajti Shqipëria dhe shqiptarët!
Po të mos ishte Zogu dhe vrasjet e tij. Po të mos ishte Zogu dhe despotizmi i tij anadollak, po të mos ishte Zogu dhe politika e tij bizantine, nuk do të vinte as regjimi komunist nga i cili vuajti Shqipëria dhe shqiptarët. Ishte A. Zogu, i cili përkrahu ekstremin e majtë komunist, duke ua bërë të lehtë atyre marrjen e pushtetit, sepse përkrahësit e A. Zogut nuk gëzonin simpati në popullin shqiptar, dhe as në botë. dezertoi dhe u largua nga vendi si një mi kanalesh, ditën kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, duke lënë dhe ushtrinë pa armë e municione, duke e lënë atdheun pa mbrojtje dhe pa drejtim rezistence .Me 7 prill 1939, duke u larguar fshehurazi dhe duke vjedhur thesarin e shtetit beri tradhtinë ma te shëmtuar qe ka bërë ndonjë burrë shteti ndonjëherë.
Edhe Enver Hoxha i likuidoj shumë intelektual ,krijues dhe patriot të kombit!
Politiken e Enver Hoxhës e kemi ma të vonë pas luftës se dyte botërore qe shumë intelektual, krijues , luftëtar , politikaj , ushtarak, u vranë dhe u pushkatuan për mendime te ndryshme , për mendimin e lire dhe demokratik të Shqipërisë. Shumë nga revolucionarë t u vranë dhe kurrë nuk ju lejua te kthehen në atdheun e vet ma siç patëm rasti ti shohim në 100 vjetorin e pavarësisë në Shqipëri qe pas qindra vitesh u kthyen eshtrat e disa patriotëve të pushojnë në vendin e vete në Shqipërinë mëmë.
Me të varfit në Evropë dhe të shpërndarë nëpër botë!
Zakone të keqe i kishim pas
Vëllait mbas shpine me ja plas
Ju Perëndisë s’ja keni frikën
Mosni se zot ka mbi kokë
Mjaft për t’zi po na ikën ditë e mot
Po e lajmë tokën gjak e lot
Ndalne dorën se e keni vëlla
Vëlla të një gjaku e të një gjuhe
Të një flamuri e një kulture
Perëndia kështu ka me ju nderu,
Se mbrapsht jeni duke shkua
Ndaqi t’miren me pas mbas vetit
Dhe e mbara për me ju shkua
Ftoni vëllezërit me bisedua
Pajtim kombëtar me ndërtuar
Nëse keni mend ju në krye.
Logjikoni dhe mendoni
Vëllain mos me vrarë
Se e gjithë bota na quan gomarë
Kemi mbetur si zogjtë pa fole
Ma të uriturit e të pa strehë
Ma të varfit në Evropë
E të shpërndarë nëpër botë!