Vrasësi me pagesë qëllon me revole në kokë shefin e njësisë speciale, në prezencë të gruas së tij (Video, +18)

  05 Dec 2017

Vrasësi me pagesë qëllon me revole në kokë shefin e njësisë speciale, në prezencë të gruas së tij (Video, +18)

 

Një vrasës me pagesë ka qëlluar me revole në kokë shefin e policisë, që ishte ulur në një tavolinë me bashkëshorten e tij në një restorant që ishte plot me klient, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithë ngjarjen e tmerrshme.

Edgar Perez de la Pena ishte duke ngrënë drekë me gruan e tij në një restorant në qytetin Cuauhetmoc në Meksikë, transmeton Telegrafi.

Dy burrat shihen duke u futur në restorant dhe ulen prapa tij, dhe në një moment njëri prej tyre ngritët në këmbë dhe pa u menduar dy herë e qëllon nga prapa në kokë.

Por, është interesant se si ata largohen sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, kurse gruaja e tij mbeti e shokuar me atë çfarë i ndodhi partnerit të saj.

38-vjeçari Perez de la Pena ishte shef i njësisë speciale të policisë meksikane, kurse vrasësi dhe shoqëruesi i tij besohet se janë larguar me ndihmën edhe të dy burrave tjerë që po i pritnin para restorantit.

Deri më tani nuk është arrestuar askush, por policia meksikane ka bërë të ditur se i është vënë pas dy burrave që shfaqen në video. /Telegrafi/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.