Vogëlushja nga Skenderaj ka nevojë për ndihmën tuaj

Vogëlushja nga Skenderaj ka nevojë për ndihmën tuaj

  17 Apr 2019

Ajo duhet të shërohet jashtë vendit
Vogëlushja 1 vjeçare e gjysmë, Hata Lahi nga fshati Lubavec, komuna e Skenderajt ka nevojë për një tretman kirurgjikal jashtë vendit për shkak të një patologjie.

Arsyeja e referimit jashtë ShSKUK-së është mungesa e përvojës profesionale në vendin tonë për trajtimin e kësaj patologjie mjaft komplekse.

Kjo patologji që i ka përfshirë pjesën e barkut dhe të shpinës dhe kërkon një kosto të madhe mjetesh për t’u shëruar.

Familja Lahi për shkak të kushteve jo të mira financiare kërkon ndihmën tuaj, me aq sa keni mundësi të kontribuoni.

Ndihma juaj është shpresë për Hatën e vogël dhe familjen e saj, e cila mundësi të vetme për shërimin e vajzës e ka vullnetin tuaj për ta ndihmuar.

Numri i gjirollogarisë: XK051707018600846693

Numri i telefonit: 049609124

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.