fbpx
Vlora Çitaku çmend serbët pas takimit me Trumpin, nuk ju besohet

Vlora Çitaku çmend serbët pas takimit me Trumpin, nuk ju besohet

  14 May 2019

Mediat në Serbi i kanë bërë jehonë të madhe pjesëmarrjes së Ambasadores së Kosovës, Vlora Çitaku në Shtëpinë e Bardhë, ku ishte e ftuar nga Presidenti Donald Trump.

Mediat në Serbi kanë shkruar se Prishtina ka pasur dje në shtëpinë e Bardhë për iftar njeriun e vet, Vlora Çitakun e cila është edhe Ambasadore.

“Prishtina e ka njeriun e saj në iftarin e Trumpit: Kjo është Vlora Çitaku”, është titulli i B92 nga Beogradi.

Kështu shkruajnë mediat serbe për praninë e ambasadores Vlora Çitaku në iftarin e shtruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, e ku Çitaku është ulur në tavolinën e Trump.

Ata po ashtu kanë thënë se ajo ka mbështetjen amerikane për procese të rëndësishme për Kosovën, po ashtu edhe nga Presidenti Donald Trump.

Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin.