VLLAHIU TREGON PËR BISEDIMET ME VV-NË DHE LDK-NË PËR KRYETAR NË PRISHTINË

  01 Nov 2017

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Arbër Vllahiu ka thënë se ka pasur takime me të dy subjektet politike LVV-n, dhe LDK-n, por, sipas tij ende ska ndonjë marrëveshje konkrete me ndonjërin nga subjektet në fjalë.

“Unë jam i autorizuar për të bërë koalicione me dy subjektet politike qe janë në garë për Prishtinën, ka pasur takime, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje, takime ne vazhdojmë të kemi me të dyja palët”, tha Vllahiu.

“Tash për tash jemi ne fazën e bisedimeve dhe nuk ka ndonjë gjë konkrete, tani për tani jemi në biseda me të dy partitë politike në Prishtinë”, tha ai.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.