Vjosa Osmani:Presidenti theu kushtetuten e Kosoves

  16 Oct 2017

– Përfaqësues të Lidhjes Demokratike e Kosovës, kanë akuzuar Presidentin Hashim Thaçi, se po keqpërdorë pozitën e tij për fushatë në Vushtrri dhe Klinë.

Lumir Abdigjiku, zëdhënës i shtabit të LDK-së tha se në javën e fundit në Podujevë po shpërfaqen lajme të rrejshme.

Sipas tij, vërejtja e dytë është edhe rasti i shpifjes në Istog, ku po dëmtohet LDK-ja.

Vjosa Osmani ka thënë se Presidenti i Kosovës është duke keqpërdorë pozitën e tij për fushatë në Vushtrri dhe Klinë.

Ajo ka ftuar Presidentin të ushtrojë detyrën e tij në bazë të Kushtetutës deh jo duke shkelur atë. Sipas saj, Presidenti po shkel rënd Kushtetutën.

Osmani tha se po shqyrtojnë mundësinë që këtë shkelje nga ana e Presidentit ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.