Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se në seancën e sotme PDK ka dëshmuar që po e vazhdon logjikën e saj.
Duke iu referuar përplasjes së Veselit e Abdixhikut, ku kreu I Kuvendit kishte thënë se LDK ka sjellë në këtë institucion njerëzit e BIA-s, ajo ka thënë se është e papranueshme që dikush që vie nga Presheva, të akuzohet si I BIA-s.
Ajo ka thënë se ata që kanë fakte se paska njerëz të BIA-s, është mirë që këtë çështje ta çojnë në prokurori, raporton Gazeta Blic.
Osmani ka thënë se po kërkohet që në Kuvend të mos flitet e vërteta për fryerjen e listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo ka akuzuar PDK-në për gjendjen e rëndë në shëndetësinë kosovare. Madje, sipas saj, deputetët e PDK-së janë ata që kanë votuar edhe kundër amandamenteve për listën esenciale të barnave./ Gazeta Blic
Theme : Good News Lite