Vjosa Osmani me akuza të rënda për Hashim Thaçin
Vjosa Osmani, deputetja e LDK-së, në emër të grupit parlamentar ka folur për disa nga shkeljet që sipas saj është duke i bërë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Blic.
”Presidenti zgjidhet nga ky Kuvend dhe e kemi obligim të flasim kur ky institucion nuk e respekton kushtetuën dhe nuk i respekton qytetarët, kemi obligim ta ngrisim zërin”, tha Osmani.
Gjithashtu ajo përmendi edhe mocionin, fushatën dhe takimin e Thaçit me kandidatën për kryetare të Mitrovicës.
”Presidenti nuk po e luan rolin e unitetit dhe e dëshmoi qysh nga shpërbërja e parlamentit kur po mblidhte vota për mocion dhe në fushatë duke favorizuar PDK-në dhe duke bërë fushatë për këtë parti dhe sot, duke e pritur kandidatën e PDK-së, për kryetare të Mitrovicës ai keqpërdori pakicat duke ju premtuar gjëra që nuk i ka respektuar”, shtoi Osmani.
Gjithashtu deputetja e LDK-së shtoi edhe një shqetësim për dialogun Kosovë-Serbi.
”Ky kuvend ka miratuar jo vetëm një rezulutë në vitin 2011 por presidenti mban prapë dhjetëra takime me Vuçiqin dhe nuk ka transparencë për marrëveshjet që i ka arritur e që mund të jenë në të keqe të vendit”, shtoi Osmani.
Në fund ajo përmendi deklaratën e Hashim Thaçit:
”E fundit është deklarata e tij kundër BE-së, që tregon se ai po shkel edhe rolin e tij si përfaqësues brenda dhe jashtë vendit.”, tha ajo.
”Si përfundim ky president po turpëron institucionin e presidentit.”, përfundoi Osmani.