fbpx

Vjosa Osmani ‘godet’ kryeministrin Haradinajn, ia publikon dy fotografi ‘të nxehta’

  04 Dec 2017

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thumbuar kryeministrin e vendit Ramush Haradinajn.
Osmani, ka publikuar edhe dy fotografi ku shihet Haradinaj derisa në njerën e përplasë me hartë Murat Mehën dhe në tjetrën derisa e voton marrëveshjen.

Ja postimi i saj:
Dy fotografi – E njëjta marrëveshje

A është e mundur që e gjithë ajo vëmendje sot ishte te reagimi “kuku, kuku” i Kryeministrit, e jo te fjalët që i tha përderisa ngriste dorën për të votuar PËR: “Miratohet/Aprovohet Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit në mes të Kosovës e Malit të Zi”.


Po, po: ështe po e njëjta marrëveshje e vitit 2015. Asnjë pikë, asnjë presje s’ka ndryshuar. Po e njëjta marrëveshje nëpërmjet së cilës dhuna dhe akuzat për tradhti ishin bërë përditshmëri. Po të njëjtën, sot e votoi Kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar.