fbpx

Vjen reagimi i parë nga Sami Lushtaku pasi u pa duke gjuajtur me armë

  01 Dec 2017

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt së bashku me disa zyrtarë të lartë të shtetit dhe persona të tjerë kanë festuar pafajësinë e Fatmir Limajt, duke gjuajtur me armë në vend të mbyllur.

Në një video të publikuar, shihet Lushtaku teksa gjuante me armë këmbëkryq pa lëvizur fare nga vendi.

Përveç tij me armë zjarri gjuajnë edhe zëvendëskryeministri, Dardan Gashi dhe këshilltari i Fatmir Limajt, Endrit Shala.Lidhur me këtë video, Lushtaku i kontaktuar nga KTV ka thënë se gjuajta armët nuk kanë qenë reale por armë gazi.

Lushtaku në deklaratën e tij për këtë televizion ka insistuar se të gjithë personat kanë gjuajtur me një armë ani pse në disa raste me armë njëkohësisht gjuajnë dy persona.

Lidhur me këtë rast, zëvendëskryeministri, Gashi ka pranuar se ka gjuajtur me armë, ndërsa Endrit Shala nuk i ka komentuar fare. Në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës ka filluar ta hetojë rastin.