Vjen reagimi i LDK-së ndaj Xhavit Halitit rreth Betejës së Koshares

Vjen reagimi i LDK-së ndaj Xhavit Halitit rreth Betejës së Koshares

  17 Apr 2019

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntina Maloku i ka reaguar ashpër nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xahvit Haliti, i cili ka thënë se në Betejën e Koshares po del se nuk ka pasur ushtarë por vetëm komandantë.

Maloku në një status në Facebook ka thënë se Haliti s’po mund ta përbi veprimtarinë e madje as ekzistencën e FARK-ut.“Edhe 20 vjet pas luftës, Xhavit Haliti s’po mundet me e përbi veprimtarinë e madje as ekzistencën e FARK-ut”.

Deputetja e LDK-së tutja ka shtuar edhe një pyetjs e pse Xhavit Haliti s’po flet për Kosharën.“Bile, për mos me e pranu këtë të vërtetë, po thotë se për Kosharen s’ka haber! A thua pse s’po flet për Kosharen?”.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, në një emision televiziv ka thënë se kur kanë bërë marrëveshje për fillimin e Betejës së Koshares, pjesëtarët e UÇK-së me protagonistët që ai thotë se nuk e di a kanë qenë ushtarë apo komandantë.

“Nuk e di si kanë qenë të organizuar ata [pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes (FARK-ut)], sepse shumë herë po dëgjoj se askush nuk po del ushtarë por të gjithë komandantë. Nuk ka qenë ashtu”, tha ndër të tjera Xhavit Haliti.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.