Vjen paralajmërimi i Tomë Gashit pas vendimit të Gjykatës ndaj aktivistëve

  17 Nov 2017

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, avokati Tomë Gashi ka paralajmëruar ankese për vendimin e gjykatës në rastin e 4 aktivistëve, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij vendimi është politik dhe duhet te ndërhyje edhe faktori ndërkombëtare.
Gjykata i ka shpallur fajtorë katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje për terrorizëm, përkatësisht për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Atdhe Arifi është dënuar me gjashtë vjet burgim, Frashër Krasniqi me tetë vjet, Egzon Haliti me pesë vjet, ndërsa Adea Batusha ka marrë dënimin prej dy vjetësh burgim.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.