fbpx

Vjen paralajmërimi i madh në Maqedoni, pas vendimit për Grupin e Kumanovës

  03 Nov 2017

Disa organizata joqeveritareshqiptare në Maqedoni kanë paralajmruar protesta para Gjykatës Themelore Shkupi 1, në shenjë revolte për aktvendimin e shqiptuar ndaj “Grupit të Kumanovës”.

“Disa organizata joqeveritare me nismë qytetare organizojmë protestë kundër dënimit kapital që Gjyqi i Shkupit 1 ua shqiptoi të dënuarave në rastin “Lagja e Trimave”, Kumanovë. Protesta do të mbahet ditën e diel me fillim në ora 13.

Protestat do të niset nga sheshi Skënderbeu dhe do të përfundojë para Gjykatës themelore Shkupi 1″, thuhet në njoftimin e organizatave joqeveritare që i prijnë kësaj proteste, Shoqata e kulturës shqiptare në Maqedoni.Protestuesit do të kërkojnë hetuesi ndërkombëtare dhe rishqyrtim të rastit. /albeu.com/