fbpx

Vjen një lajm shumë i keq për Fatmir Limajn

  25 Nov 2017

– Fatmir Limaj është shpallur përsëri i pafajshëm të premten pas një procesi gjyqësor, gati tetëvjeçar, për krim e korrupsion. Ishin shpallur i pafajshëm edhe për akuzat e krimeve të luftës nga një gjykatë ndërkombëtare. Ndërkohë, Zëvendëskryeministrit i ka mbetur edhe një aktakuzë e ngritur nga Prokuroria Speciale për krime të luftës

Në tetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër atëkohë deputetit i Kuvendit, Fatmir Limajt, nën dyshimet se ka kryer krime të luftës kundër popullatës civile, shkruan Gazeta Express.

Fatmir Limaj, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht zëvendësministër i Kosovës dhe kryetar i partisë Nisma për Kosovën, ishte shpallur më 2007 i pafajshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime në ish-Jugosllavi.

Përkundër kësaj, Prokuroria e ngriti aktakuzën kundër tij për rastin dy civilëve të vrarë në luftë: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë nga Komuna e Malishevës.

Aktakuza e Prokurorisë thotë se Fatmir Limaj si pjesëtar i UÇK’së dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarr masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Pas shpalljes së kësaj aktakuze atë kohë, Limaj pati thënë se për këtë rast është hetuar dy herë më parë, nga UNMIK’u dhe një herë nga Tribunali i Hagës. Në të dyja rastet, siç tha ai, në mungesë të provave, janë mbyllur këto hetime.

Arsyetimi i Prokurorisë lidhur me këtë rast ishte se vrasjet e dy civilëve kanë ndodhur në territorin për të cilin Prokuroria pretendonte se në atë kohë ka qenë territori i Brigadës 121 të UÇK’së.

Gazeta Express atëkohë pati publikuar letrën e urdhrit për ekzekutimin e këtyre dy civilëve më datë 2 nëntor 1998.

Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi u ekzekutuan në hyrje të fshatit Kravasari. Letra, e cila mbanë emrin e UÇK’së dhe fillon me “Në emër të popullit, shpall këtë Fletë ekzekutim”, ka shpallë tradhtar të kombit Ramiz Hoxhën.

“…i pandehuri Fatmir Limaj, i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarr masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje”, thuhet në aktakuzën e ngritur në tetor të 2016’ës. Për këtë akuzë, deri tani është mbajtur vetëm seanca e leximit fillestar në janar të këtij viti.

Në shkurt të vitit 2003, Fatmir Limaj u arrestua në Slloveni me urdhër të Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte. Me ta, Limaj u ballafaqua për tre vjet dhe në fund u shpall i pafajshëm për veprën penale për të cilën ngarkohej, për krime të luftës gjatë viteve 1998/99.

Dhjetë vjet më vonë, një tjetër aktakuzë iu ngrit Limajt nga EULEX për krime lufte, përfshirë dhënien e urdhrit për vrasjen e dy policëve serbë të zënë rob në fshatin Kleçkë.

Për këtë rast, në maj të këtij viti, Gjykata Supreme e Kosovës e liroi Limajn nga akuzat për krime lufte.