Vjen një akuzë e rëndë për Hashim Thaçin nga Jakup Krasniqi
Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s Jakup Krasniqi, konsideron se Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranit, i cili udhëhiqet nga Agim Çeku, tani zëvendës FSK-së, është përgjegjës për fryerjen e listave të veteranëve të UÇK-së.
Sipas Krasniqit, në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi i takon Prokurorisë së Shtetit që të gjejë se ku është gabuar me veteranët, ndryshe siç shprehet ai “shteti mund të shkojë drejtë një falimentimi”.
“Nuk është çështje e lehtë kjo, sepse thuhet një fjalë e urtë popullore “çdo punë e nisur keq është vështirë të përfundojë mirë”. Komisioni qeveritar e ka përgjegjësinë kryesore që ka kryer një detyrë keq dhe tani në këto rrethana përsëri do duhej që Prokuroria e Shtetit ta vëntë pas korripsionin dhe krimit ekonomik që është bërë të kaluarën dhe që se ka ndjekur të jetë hulumtimi për të gjetur se ku është gabuar me veteranët. Nuk kam dyshim se numri i veteranëve është shutar tejë mase. Tani ose duhet që sistemi i drejtësisë ta kryejë punën e vetë ose duhet të niset edhe njëherë nga fillimi. Për ndryshe kështu siç është shteti mund të shkojë drejtë një falimentimi që s’mund t’ia zgjidh problemet asnjë kategorie, as atyre sociale as veteranëve dhe asnjë kategorie tjetër”, ka deklaruar ai.”
Tutje, duke mos dashur që t’i komentoi akuzat që u shkëmbyen në seancën e djeshme në parlament se të përfshirë në manipulime me lista kanë qenë edhe Presidenti i vendit Hashimi Thaçi dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, Krasniqi tha se përgjegjësia ëshë e dy qeverive të kaluara.
“Unë debatin nuk dua ta komentojë, por mund të them që pa dashur ta akuzojë askënd përgjegjësia është dy qeverive të kaluara edhe e Qeverisë “Mustafa” edhe e Qeverisë “Thaçi”” u shpreh Krasniqi.