Iphone X, gjenerata e fundit e telefonave të mençur i lansuar në treg para pak ditës nga kompania Apple, tani mund të blehet edhe në tregun e Kosovës.
Edhe pse ende jo zyrtarisht, këtë model të telefonit mund ta gjeni te dyqanet ‘mobi – shopet’ që ndodhen në lagjen Ulpiana në Prishtinë, afër selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Gazeta Metro ka kontaktuar me dy dyqane të tilla, për të konfirmuar arritjen e iPhone X në tregun kosovar, dhe i është thënë se posedojnë me të dy ngjyrat, atë të hirt dhe të zezë.
Ndërsa çmimi, ajo që me siguri u intereson më së shumti atyre që kanë bërë plane për ta blerë këtë pajisje telefonike, duket të jetë shumë i lartë, krahasuar me çmimin zyrtar të promovuar nga Apple.
Ky model tani është duke u shitur me çmim, nga 1,500 deri në 1,700 euro.
Në këto dyqane, Gazetës Metro, i kanë thënë, se çmimi edhe pse mund të bie javët në vijim, ai nuk pritet të jetë nën 1,000 euro.
Theme : Good News Lite