fbpx

Vjen lajm i mirë dhe i papritur për të denuarit e ‘Gupit të Kumanovës’

  06 Nov 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës.

Haradinaj dëgjoi shqetësimet e familjarëve për mirëqenien, si dhe dënimet e qytetarëve të Kosovës që po mbahen në Maqedoni.

Familjarët e të dënuarve thanë se dënimet e shqiptuara nga Gjykata janë të papranueshme dhe nuk përkojnë me asnjë parim të së drejtës.

“Haradinaj siguroi familjarët se Qeveria e Republikës së Kosovës është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se do të jetë në përkrahje të familjarëve gjatë këtij procesi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, transmeton “Zeri.info”.