Vjen goditja e rëndë, ky është skandali i radhës nga Behgjet Pacolli

Vjen goditja e rëndë, ky është skandali i radhës nga Behgjet Pacolli

  17 Sep 2019

Sipas analistëve, një njeri i tillë që i ka shkaktuar kaq dëme Kosovës, servil i Hashim Thaçit, siç është Pacolli, si dhe avokatët e tipit të Hasan Jasharit, që bëjnë pazare me sistemin e drejtësisë, janë kancer i kësaj shoqërie dhe institucioneve, pasiqë të tillët jo vetëm që nuk punojnë për qytetarët, por shkatërrojnë çdo gjë për interesa të nëntokës kriminale.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ditë më parë nëpërmjet një statusi në Facebook ka treguar se ju kanë bashkuar disa të ‘afërm’ të Komandantit Legjendar, heroit të kombit Adem Jashari.

Por e gjithë kjo u zbulua se është vetëm një gënjeshtër dhe skandal i radhës nga Behgjet Pacolli, i cili e fshiu postimin e tij në facebook, pas kritikave të medieve se po keqpërdorë emrin e heroit Adem Jasharit për vota, në pjesën ku kishte përmendur emrin e komandantit.

Analistët politikë akuzojnë Behgjet Pacollin se po bënë pazare me emrin e Adem Jasharit, duke e keqpërdorur emrin e tij për pazaret që i ka bërë me avokatin e shumëpërfolur për skandale të mëdha dhe pazare në gjyqësorin e Kosovës, Hasan Jasharin dhe vëllaun e tij, udhëheqës i zyrës së punësimit në Skenderaj.

Sipas tyre, një njeri i tillë që i ka shkaktuar kaq dëme Kosovës, servil i Hashim Thaçit, siç është Pacolli, si dhe avokatët e tipit të Hasan Jasharit, që bëjnë pazare me sistemin e drejtësisë, janë kancer i kësaj shoqërie dhe institucioneve, pasiqë të tillët jo vetëm që nuk punojnë për qytetarët, por shkatërrojnë çdo gjë për interesa të nëntokës kriminale.

Analisti politik, Nexhat Haziri, tha për “Kosova Sot Online”, se emri i Adem Jasharit është keqpërdorur edhe nga subjekte të tjera politike, ashtu si e keqpërdori së fundi edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Nuk është hera e parë që emri i Adem Jasharit, dhe në përgjithësi familja e tij janë keqpërdorur nga subjekte e lider të ndryshëm politik, sidomos ata që vijnë nga i ashtuquajturi krahu i luftës”, ka thënë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, rasti i si ky i Pacollit, është në vazhdën e keqpërdorimit të kësaj figure historike, siç është komandanti Adem Jashari, për qëllime politike e interesave të ndryshme.

“Duhet rikujtuar se PDK-ja për vite të tëra e figurën e Adem Jasharit e kishte përdorur si maskotë në rrugën e saj drejtë ngjitjes në pushtet, dhe po ashtu në emër të tij janë bërë edhe veprime kriminale në interes të nëntokës së disa partive politike, në veçanti PDK-së”, shtoi Haziri.

Tutje, Haziri tha se është habitur edhe me heshtjen e familjes Jashari.

“Ajo që më ka habitur deri më tani ka qenë një lloj heshtje apo miratimi nga ana e familjes Jashari, i keqpërdorimit të personalitetit, luftës dhe lavdisë së Komandantit Adem Jashari, dhe ndoshta edhe interesat e kësaj familje në një kohë kanë korrospodentuar me interesat e partive politike, në veçanti me PDK-në”, ka përfunduar Haziri për “Kosova Sot Online”.

E kujtojmë edhe njëherë se ky ishte statusi i kreut të AKR-së që më pas u bë “pishman” dhe e fshiu nga faqja zyrtare e tij.

“Gjithmonë kënaqësi të jem në mesin e njerëzve që luftuan për lirinë e Kosovës. AKR-së sot ju bashkuan pjesëtarët e familjes Jashari nga Prekazi (të afërt të komandantit legjendar Adem Jashari).Bëhet fjalë për Avokatin e mirënjohur Z. Hasan Jashari, vëllain e tij Z. Dibran Jashari, udhëheqës i zyrës së punësimit në Skenderaj si dhe 15 veta tjerë, anëtar të familjeve të tyre. Me këtë rast të gjithë u pajisen me kartelat partiake të AKR-së. Me Aleancën Kosova e Re do ti japim vlerë lirisë!”, kishte shkruar Pacolli.

(Kosova Sot Online)

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.