fbpx
Vjen edhe reagimi i Edi Ramës pas vendosjes së reciprocitetit, befason me deklaratën – paralajmëron këtë gjë

Vjen edhe reagimi i Edi Ramës pas vendosjes së reciprocitetit, befason me deklaratën – paralajmëron këtë gjë

  21 Sep 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit të targave ndaj Serbisë.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Twitter e mbështeti vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Mirëpo, kryeministri shqiptar kërkoi që të shmanget ngrirja e konfliktit, siç ndodhi me takën 100%.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruan Rama në Twitter.