Vizita te papritura ne burg per Frasher Krasniqin dhe te burgosurit e tjere!

  15 Dec 2017

Deputetët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, Sami Kurteshi dhe Saranda Bugujevci, kanë vizituar në burgun e Dubravës, deputetin Frashër Krasniqi dhe aktivistët, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifin të cilët janë dënuar nga gjykata e shkallës së parë për terrorizëm në rastin e gjuajtës me granatë dore, objektin e Kuvendit të Kosovës.

Lajmin për këtë vizitë e ka bërë publik në faqen e saj në Facebook, deputetja Albulena Hahxhiu.

“Sot, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit, vizituam Qendrën Korrektuese në Dubravë. Aty u njoftuam me kërkesat e të burgosurve por po ashtu takuam Egzonin, Frashërin dhe Atdheun të cilët u dënuan padrejtësisht dhe pa asnjë provë!”.

“Ata na dhanë edhe më shumë forcë e vullnet për të vazhduar tutje!”, ka shkruar Haxhiu.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.