Një person është sulmuar me sëpatë në kokë në fshatin Kabash të Vitisë duke iu shkaktuar lëndime trupore,
I dëmtuari me iniciale N.A nga Gjilani ka deklaruar se njëherë është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari pastaj kanë filluar goditjet me sëpatë nga djali i tij.Viktima ka deklaruar se agresorët janë të njohur për të.
Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, teksa gjendet i shtrirë në emergjencën rajonale të Gjilanit.E i dyshuari L.M është arrestuar nga policia, ndërsa i dyshuari tjetër T.M gjendet ende në arrati.
Motivi i rastit besohet të jetë një zënkë e para disa muajsh, ndërsa Klan Kosova mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 e 30 e mëngjesit pas një gare me qenë.Rastin për Klanin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.