fbpx

VISAR YMERI TREGON SE KUSH PO SULMOHET NGA AKTIVISTËT E VV-SË

  13 Dec 2017

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,Visar Ymeri ka folur rreth përçarjes që Lëvizja Vetëvendosje është përfshirë kohën e fundit.

Ymeri ka akuzuar disa individë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes pa përmendur emrin se po e sulmojnë me shpifje Dardan Molliqajn.

“Nuk ka një grup për të cilin ju po flitni por ka një grup të caktuar individësh që ka mos pajtueshmëri për atë që po flitet.

Te Dardanin dhe Aida nuk është se kam pa grupe të caktuara, por janë vërejtur individë të caktuar që kanë vërejte në mënyrën se si po funksionin Vetëvendosja.

E pranoj që Molliqaj ka qenë cak i shpifjeve nga disa individëve dhe aktivistëve të caktuar”,ka deklaruar Ymeri në Rubikon.