fbpx

Visar Ymeri tregon nëse ka pasur dorëheqje të tjera në VV përveç Aida Dërgutit

  12 Dec 2017

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka mohuar se ka dorëheqje brenda lëvizjes përpos të asaj të Aida Dërgutit.

Ai ka mohuar se anëtarët e kryesisë, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu të kenë dhënë dorëheqje, pasi së fundmi u raportuara se ka pasur një kërkesë nga ana e tyre.

“Kjo është dorëheqja e vetme nga kryesia [e Dërgutit]. Diskutuam për zhvillimet në rrjetet sociale dhe kryesia e dënon gjuhën e përdorur karshi fytyrave të Vetëvendosjes. Kërkojmë nga aktivistët që ta ndalin përdorimin e kësaj gjuhe”, ka thënë ai.

Ymeri ka dënuar gjuhën e përdorur nga Dërguti karshi deputeti Albin Kurti, ditë më parë.

Deklarimi i Ymeri ka ardhur pas një mbledhjeje të gjatë të Kryesisë së Vetëvendosje që ka nisur që nga ora 14:00