Visar Ymeri me deklaratë bombë, ja çka thotë për Prizrenin, Prishtinën dhe ShIK-un

  21 Nov 2017

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të qeverisë në tri komuna, Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë.Ai ka deklaruar se në këto komuna, interesat e qytetarëve do të jenë parësore dhe me qeverisjen e Vetëvendosjes, këta qytetarë janë liruar nga klani “pronto”, nga mafia dhe nga korrupsioni.“Këto fitore janë për të mirën e qytetarëve.

U uroj kandidatëve për zgjedhjen e tyre.Prizreni e Dardana do e shohin si do qeveriset komuna dhe do e shohin se si është ta kenë komunën në anën e tyre.Këta kandidatë dolën kundër klanit pronto 2, dhe zgjodhën barazinë në të mirë të tyre. Këto tri komuna do ta kenë rastin që përmes Lëvizjes Vetëvendosje të përfitojnë nga niveli lokal i qeverisjes, të kenë një qeverisje karshi interesave të qytetarëve,. Tri komunat do të jenë të lira nga kapja, mafia e keqpërdorimit dhe të lira nga pushtetet korruptuese. Për këtë i përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Ymeri, raporton Indeksonline.

Ymeri tutje ka thënë se LVV ka ndihmuar partitë tjera në mënyrë që të bie poshtë, siç e quan ai, “qeverisjen e SHIK-ut”, duke iu referuar kështu PDK-së së Kadri Veselit.“E kemi luftuar vazhdimin e keqqeverisjes, siç është Mitrovica, Vushtrria e komunat tjera. E kemi ndihmuar një tentim për mirëqeverisje në këto komuna. Lëvizja Vetëvendosje do të qeverisë në komunat më të mëdha në Kosovë dhe kjo do t`i faturohet mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë ai.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.