Visar Ymeri e pranon publikisht se kështu kanë vepruar gjatë zgjedhjeve

  21 Nov 2017

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri e ka pranuar se kanë organizuar transport për votuesit e VV-së në zgjedhjet e së dielës.

“Po ne i identifikojmë votuesit, dhe këta  votues i ndihmojmë, nëse nuk kanë mundësi të dalin të votojnë, kjo nuk është e pazakonshme”, ka deklaruar Ymeri në një konferencë për medie, raporton Gazeta Blic.

Ymeri ka folur edhe për fitoren e VV-së në tri komuna, ai ka thënë se qytetarët e meritojnë të qeverisen mirë dhe drejtë nga VV.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosja ka fituar komunën e Prishtinës, atë të Prizrenit dhe Dardanën.

https://www.facebook.com/gazetablic/videos/1705960722801809/