fbpx

Visar Ymeri: Do të marrim masa ndaj Kurtit!

  13 Dec 2017

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në emisionin “Rubikon” të KTV-së, e ka dënuar edhe gjuhën e përdorur nga zëdhënësaja e partisë, Tinka Kurti, e cila ka thënë se disa njerëz brenda VV-së po e shantazhojnë partinë.

Ai ka thënë se do të marrin masa ndaj kësaj gjuhe që ka përdorur Kurti.

“Ende nuk e kemi diskutuar se pse ka ardhur ky reagim. Do të ulemi, do të flasim në lidhje me këtë deklaratë. Por, sidoqoftëkjo gjuhë është e papranueshme”, ka theksuar ai, raporton Gazeta Blic.

 

Ndërkaq, deklaratat e Kurtit se ajo në mënyrë indirekte I ka quajtur SHIK Dardan Molliqajn e Dukagjin Goranin, ka thënë se janë të tepërta.

“Nuk e di nëse e ka thënë ashtu në mënyrë eksplicite, por kjo është vërtetë e tepërt. Asnjëri prej tyre nuk është SHIK, ata janë deputetë të VV-së”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, Tinka Kurti dje pas raportimit të mediave se ajo e ka nxjerrë bisedën e deputetëve të VV-së, ku Aida Dërguti e quajti Kurtin Mut, ka reaguar shumë ashpër ndaj disa mediave.

Ky ishte reagimi i saj:

Lajmi i publikuar është rrenë. Ky sulm më është bë’ vetëm se nuk jam pjesë e grupit që shantazhon dhe mundohet ta shkatërrojë Levizjen nga brenda.

Për këto shpifje janë zgjedhë me kujdes mediat e SHIK-ut, si (mini) metro e Valon Sylës, Periskopi i Dukagjin Goranit dhe shokëve të Dardan Molliqajt, Ekspressi i Berat Buzhalës.

Se kush po i nxjerr infot, kjo u kuptua mbramë, kur informata ekskluzive të porositura nga grupi i shantazhit, dolën në Periskop direkt nga mbledhja e Kryesisë. Mbledhje e mbyllur. Të pavërteta gjithsesi.

Sigurisht që nuk na trembni ju që keni frikë edhe nga Këshilli i Përgjithshëm.