VIP-at që kishin konflikte mes vete, disa tashmë janë shok

  30 Nov 2017

Në botën e showbizit gjithmonë ndodhin gjëra të papritura

Shumë fytyra të njohura publike që në fillim të karrierës së tyre përveç famës janë komentuar edhe për konfliktet që kanë pasur e që kanë edhe në ditët e sotme me kolegët të tyre, transmeton Gazeta Express.

Pjesa më e madhe e armiqësive, kanë ardhur për shkak të konkurrencës jo vetëm në muzikë por në disa raste edhe për shkak të jetës private. Këto histori gjithmonë kanë vëmendje maksimale.

Sigurisht të gjithë e mbani mend kohën kur dy këngëtaret e njohura të skenës Adelina Ismajli e Leonora Jakupi kishin pasur një konflikt të ashpër me njëra-tjetrën. Madje ky rast është ndoshta nga sherret e para të yjeve të estradës. Rrahja e dy këngëtarëve edhe në ditët e sotme mbetet e pasqaruar për fansat e tyre.

Por, ky nuk është rasti i vetëm. Që në fillim të karrierës së tyre ato u shfaqën së bashku. Ishin familjare e shumë të afërta me njëra-tjetrën. Përveç kësaj ato kanë pasur edhe bashkëpunime të shumta që u pëlqyen shumë nga publiku.

Bëhet fjalë për dy artistet e muzikës popullore Shyhrete Behluli e Shkurte Fejza të cilat më nuk flasin me njëra-tjetrën.

Shoqe shumë të mira që edhe sollën bashkëpunime ishin edhe këngëtarja e njohur Altuna Sejdi-Tuna dhe Dafina Zeqiri.

Për një periudhë të shkurtë të dy këngëtaret kishin prish raportet me njëra-tjetrën. Ndonëse, kohëve të fundit rrjetet sociale ato shihen duke komentuar mes vete. Kjo lë të kuptojmë se i kanë rregulluar raportet.

Inatet e konfliktet nuk ndodhin vetëm te këngëtarët e estradës.

Dikur dy reperët e njohur Ledri Vula e Noizy ishin armiq të përbetuar, ku nuk munguan as sharjet e ofendimet karshi njëri-tjetrit.

Mrekullitë ndodhin. Dyshja e famshme ka kohë që kanë lënë anash konfliktet e tyre dhe tashmë janë bërë dy miq të mirë.

Madje vetëm pak ditë më parë Ledri e Noizy publikuan edhe projektin e shumëpërfolur “Dje&Sot”.

Për dallim nga Ledri, anëtari i “Babastars” Cozman dhe Albert Krasniqi ende vazhdojnë të jenë në konflikt me Noizyn. Madje kohë më parë ata u përshinë në një konflikt me armë zjarri ku ky i fundit mbeti i plagosur.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.