fbpx

Vijnë reagimet e para, ky person po kërkon shkarimin e Visar Ymerit

  17 Dec 2017

Aktivisti i Lëvizjes “Vetëvendosje” në diasporë, Gëzim Mekulli ka këruar që të shkarkohet kryetari i partisë, Visar Ymeri, pasi që i njëjti nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm.

Në një shkrim në “Facebook”, ai nuk ka kursyer edhe fjalë si ‘kamaerier’ në drejtim të Ymerit.

“Shkurt e Shqip: Visar Ymeri, me bojkotin e sotëm të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, definitivisht dëshmoi se është kamarier me përvojë të gjatë, por asesi udhëqës, lider e as kryetar përbashkues e larghedhës i Levizjes Vetëvendosje! Shkarkim”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Ymeri ka dhënë disa arsye, duke thënë se një tubim i tillë edhe pse ligjërisht korrekt, po mbahet në kohën kur një pjesë e anëtarëve janë në burg.

“Me keqardhje ju njoftoj se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm. Kjo mbledhje, edhe pse proceduralisht dhe në aspektin e statutit, nuk ka asnjë shkelje, po ndodh në një moment jashtëzakonisht të ndjeshëm për organizatën tonë”, ka shkruar Ymeri, në FB.