Vijnë dorëheqjet e para në Lëvizjen Vetëvendosje

  08 Dec 2017

Një grup deputetësh dhe aktivistësh të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar nga kryetari Visar Ymeri një mbledhje të jashtëzakonshme për siç thuhet fyerjes publike që deputetja Aida Dërguti i ka bërë Albin Kurtit.

Në komunikimet e brendshme të këtij subjekti politik, po ashtu merret vesh se Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Ylli Hoxha kanë dhënë dorëheqje nga kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Për këtë mbledhje duhet marrë parasysh se 3 anëtarë të Kryesisë kanë dhënë tashmë dorëheqjen nga Kryesia (Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Ylli Hoxha) dhe në ndërkohë Albin Kurti e ka të pamundur pjesëmarrjen për shkak se regjimi e ka vendosur në paraburgim si pasojë e faktit që ai dhe deputetët e tjerë të Lëvizjes kanë dalë në mbrotje të Republikës”, shkruan në letrën e Xhelal Sveçlës dhe Boiken Abazit drejtuar Ymerit më 3 dhjetor.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.