Videoja e plotë e dokumentarit “Shtabi i Milionerëve”

Sonte në Klan Kosova është transmetuar emisioni “Zona Express”, ku është shfaqur pjesa e parë e dokumentarit “Shtabi i Milionerëve”.

Në këtë dokumentar ekskluziv zbulohet pasuria e politikanëve më të fuqishëm të Kosovës, e të cilët njëherësh janë ish-anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së.

Dokumentari “Shtabi i Milionerëve” është rezultat i hulumtimit disa mujorë të stafit të emisionit.

Çfarë pasurie ka Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Ramush Haradinaj, Sami Lushtaku, Kadri Veseli dhe Sylejman Selimi? Ku jetojnë ata, në çfarë shtëpish? Çfarë biznese kanë? Sa hektarë tokë kanë blerë në procesin e privatizimit? Sa para kesh kanë? Çfarë vetura vozisin? Ku ju shkollohen fëmijët? Krejt këto mund t’i mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.