fbpx

VIDEO/Aksion si nëpër filma, Policia e Kosovës arreston një person në qendër të Prishtinës

  19 Dec 2017

Gjatë natës së kaluar në qendër të Prishtinës është arrestuar një person.

Na bazë të informacioneve të raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë, shkruan Indeksonline.

Indeksonline ka arritur të sigurojë një video nga moment i intervenimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, deri tek arrestimi i tij.

Ndërkohë bëhet e ditur se personi në fjalë pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit është liruar si dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt