VIDEO/ Robert Aliaj goditet me miell në mes të emisionit

FOTO-VIDEO/ Robert Aliaj goditet me miell në mes të emisionit

Diçka e papritur ka ndodhur gjatë ditës së sotme në emisionin “Kush vjen për drekë” në televizionin “Klan”, ku të ftuar anë qenë artisti Robert Aliaj dhe drejtoresha e Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja.

Pasi deklaruan se nuk kanë marrëdhënie shumë të mira me kuzhinën, Aliaj dhe Lubonja janë argëtuar duke gatuar së bashku, ndërsa në një moment, Monika e ka goditur Robertin me miell.

“Janë disa spektakle ose teatro ku ka filluar një modë me hedhjen e kësaj…”- iu drejtua moderatores Arjola Shehu Monika, ndërkohë që i hidhte miellin në fytyrë Robertit. Ndiqni videon.