Dueli ndërmjet Dritës dhe Lirisë nuk ka qenë i zjarrtë vetëm në fushën e lojës. Situata ka eskaluar pas përfundimit të pjesës së parë në shkallët e tribunave, derisa ka patur një përleshje ndërmjet dy grupeve të tifozërive “Intelektualët” (Drita) dhe “Arpagjikëve” (Liria).
ër disa momente ka patur edhe konfrontime fizike ndërmjet dy tifozërive dhe më pas edhe hedhje të gjësendeve të ndryshme në drejtim të njëri tjetrit.
Për ti shpëtuar më të keqes ka intervenua Policia e Kosovës, derisa në adresën e Redaksisë së Gazetës Sheshi ka ardhur edhe një video ku shihet përleshja ndërmjet dy tifozërive.