fbpx

Video nga atentati ndaj Presidentit Rugova, ja kush është i dyshuari

  14 Nov 2017

Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova ishte shumë herë cak i atentateve të shumta që bëheshin ndaj tij.

Një nga sulmet ishte edhe ai ndodhur në mars të vitit 2004, në momentin kur ai po shkonte drejt Presidencës së Kosovës nga rezidenca e tij në Velani, dhe pritej të takohej me sekretarin e NATO-s, Havier Solanën.

Presidenti Rugova i mbijetoi edhe këtij sulmi, por Agim Hoti pretendon se është autor i dy tentim atentateve ndaj ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Nga burgu i Dubravës, Hoti thotë se ata që bënë pazar me të për të vrarë janë Xhavit Haliti, Artan Nimani e Agron Haradinaj./BS/