VIDEO/ Hynë për ta vjedhur qebaptoren, por hajnat e pësuan keq

  30 Oct 2017

 

Dy herë brenda një kohe të shkurtër është sulmuar një lokal në lagjen “Tophane” në Prishtinë.

Gjatë natës së kaluar, persona të panjohur kanë realizuar një sulm në drejtim të këtij lokali (qebaptore) duke i thyer kështu dritaret, raporton Indeksonline.

Sipas pronarit të lokalit, kjo është hera e dytë që brenda një kohë të shkurtër sulmohet prona e tij nga disa persona.

Madje, sipas tij, përpos dritareve, në lokal janë thyer edhe disa tavolina teksa herën e kaluar ishte vjedhur edhe një televizor.

Por siç mëson Indeksonline, mbrëmë janë parandaluar të marrin diçka nga gjërat që gjendeshin brenda pasi të zotët e lokalit i kanë dëgjuar dhe në momentin e fundit të dyshuarit kanë arritur të arratisen.

Ndërkohë lidhur me rastin në fjalë është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët siç merr vesh Indeksonline kanë bërë të ditur se raste të ngjashme janë shkaktuar mbrëmë në disa vende në kryeqytet.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.