fbpx

(VIDEO EKSKLUZIVE) EDHE NJË INCIDENT, I RIU THERRET ME THIKË

  25 Dec 2017

Një incident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në Çair. Një i ri i moshës rreth 17 vjeçare është therrur me thikë në autobusin me numër 57, teksa kalonte rreth parkut të Çairit, raporton Televizioni SHENJA.

Viktima e sulmit me thikë është transportuar menjëherë në spital, ku po trajtohen plagët që ka marrë. Nga policia konfirmojnë incidentin dhe thonë se bëhet fjalë për përleshje mes dy grupeve.

“Në orën 14 30 ne katin e dyte të autobusit në rrugën “Cvetan Dimov” është prishur rendi publik, kur dy grupe kanë pasur përleshje me ç’rast është lënduar një person. Bëhet fjalë për një person 17 vjeçar, me iniciale A.A, i cili është dorëzuar në qendrën e emergjencës. Po punohet në zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB. /SHENJA/