Për herë të parë FMimages.net, publikon pamjet filmike të sulmit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe dhe stacioni më famëkeq ku me qindra shqiptar ishin torturuar nga policia serbe.
Në video shihet stacioni i policisë i dhe shumë automjete të demtuara nga sulmi i dëshmori të kombit Gjeneral Adrian Krasniqi, i cili kishte mbetur i vrarë gjatë aksionit.
Adrian Krasniqi ishe ushtari i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ra i veshur me uniformë të UCK-së. Adrian Krasniqi u vra më 16 tetor të vitit 1997 në Kliçinë të Pejës, gjatë sulmit në stacionin policor serb.