VIDEO/ 6 milionë ushtarë? Eksperti ushtarak: Koreja e Veriut do të mposhtet brenda tri javësh

  12 Oct 2017

Mund të ketë deri në gjashtë milionë ushtarë gati për luftë, megjithatë, një ekspert ka pohuar se në rast të një lufte Ameriken, Koreja e Veriut është në gjendje të luftoj vetëm për tri javë.

“Express.uk” raporton se pavarësisht nga dënimet ndërkombëtare dhe sanksionet, Kim Jong-un ka vazhduar me programin e tij të armëve bërthamore.

Por, Bruce Bechtol, një profesor në Angelo State University në Teksas dhe ish-analisti i lartë i Azisë Veriore të Pentagonit, tha se forcat e Koresë së Veriut do të shpartalloheshin brenda tre javësh pas shpërthimit të konfliktit.

Ai tha se koreano-verioret kanë dy deri tre javë stoqe, municion, ushqim, lëndë djegëse ,për të luftuar.

“Kjo është gjithcka që kanë. Pra, plani i tyre i luftës duhet të përfshijë përmbushjen e të gjitha qëllimeve që ata kanë brenda kësaj kohe të shkurtër “.

Sipas tij ushtria e Koresë së Veriut do të bjerë nga mungesa e furnizimeve.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.