Vetvendosja vazhdon te mos e njoh Kosoven

  09 Oct 2017

Visar Ymeri sërish injoron Kosovën – “Me mendje e zemër me Kombëtaren”

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, sërish ka bërë tifo vetëm për kombëtaren shqiptare, ani pse edhe përfaqësuesja e Kosovës në futboll, në të njëjtën kohë po zhvillon ndeshjen e fundit në rrugëtimin historik për kualifikimet në kampionatin botëror.

Kishte bërë kështu edhe në nisje të udhëtimeve të dy ekipeve në sfidat e tyre.

Ymeri ka postuar në profilin e tij në Facebook një fotografi të kombëtares shqiptare, e ka thënë se punët e shumta në fushatë ia kanë pamundësuar që të jetë sonte në Shkodër.

“Edhe pse punët e shumta në fushatë na e kanë pamundësuar të jemi në “Loro Boriçi”, #memendje e #mezemër jemi aty, #meKombëtaren. #Përjetësisht”, ka shkruar Ymeri.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.