Veton Surroi sulmon Ramush Haradinajn!

  07 Oct 2017

Veton Surroi bën një postim të rrallë në Facebook!

Publicisti Veton Surroi, ka shkruar në Facebook rreth asaj se nëse janë falur 59 milionë euro obligime ndaj shtetit atëherë është ndezur drita e kuqe për korrupsion.

Surroi ka thënë se një gjë e tillë tregon shpërfillje të Qeverisë ndaj parasë publike, pra edhe ndaj interesit publik.

Postimi i plotë:

Nëse janë falë 59 milionë Euro obligime ndaj shtetit :
-është dritë e kuqe e ndezur për korrupsion
-janë para që kanë mundur të përdoren në cilëndo sferë publike që ka nevojë urgjente parash (prej arsimit te shëndetësia)

-janë para që kur nuk mblidhen nga afarizmi duhet të mblidhen nga xhepat e qytetarëve
-tregon shpërfillje të Qeverisë ndaj parasë publike, pra edhe ndaj interesit publik

-është udhëzim që qytetari që paguan me rregull obligimet është i dënuar nga shteti; i favorizuar është ai që nuk paguan e i falen

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.