fbpx

Veton Surroi sulmon Baton Haxhiun

  11 Oct 2017

Publicisti Veton Surroi ka reaguar ndaj një shkrimi të Baton Haxhiut, i cili i ka thënë që nëse do të fillojë punën Gjykata Speciale, Kosova rrezikon t’i hyjë një dramë të re, ku ekseset ndëretnike, ksenofobia ndaj ndërkombëtarëve, izolimi dhe trazirat mund të bëhen përditshmëri.

Surroi me anë të një komenti në Facebook i është kundërpërgjigjur tërthorazi Haxhiut, duke e quajtur porosinë e tij si (Tukaka/Stukaka).

Ai madje ka thënë se një qëndrimi i tillë rreth punës së Gjykatës Speciale ka të bëjë me frikën se do t’i arrestohen shefat e tij.

Porosia Tukaka/Stukaka:
-mos m’i arrestoni shefat sepse do të prishet rendi botëror: gjithandej ku ka shqiptarë ,do të destabilizohet gjendja prej Alaskës deri në Zelandë të Re
-meqë do të destabilizohet gjendja në botë, do të destabilizohet edhe në Serbi dhe nuk do të ketë Dialog
-meqë nuk do të ketë Dialog nuk ka arsye të ekzistojë BE-ja
-meqë nuk do të ekzistojë BE-ja nuk ka kush të menaxhojë me Kosovën
-meqë nuk ka kush të menaxhojë me Kosovën, nëse keni ndërmend me ngre padi kundër shefave të mi, le të mbrohen në liri.
-Ose ndërroni ligjin për Specialen dhe arrestoni diplomatët që i kanë mashtruar shefat e mi