fbpx

Veton Surroi kapet mat

  21 Sep 2017

Publicisti Veton Surroi, themelues i Grupit Koha, sot e ka kritikuar ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqri Bytyqi, i cili njëherësh është edhe kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e Nismës për Kosovën, nëpërmjet një shkrimi në Facebook. Por, një lexues e ka zënë ngushtë Surroin, me një koment.

“Ministri i Arsimit i cili në ta marrë detyrën e ministrit kandidon për kryetar të Prishtinës tregon se nuk i ka prioritet arsimin e Prishtinën; e ka të garantuar mossuksesin si ministër e si kandidat për kryetar”, ka shkruar sot Surroi në Facebook.

“Shoqëria që toleron që ministri i arsimit të kandidojë për kryetar të Prishtinës e ka të garantuar që 70 për qind e nxënësve të mos kuptojnë atë që lexojnë”, ka vlerësuar Surroi.

E, një lexues e ka kapur Surroin në mat pozicion, me një koment në shkrimin e tij në rrjetin social.

“E kur kryetari i komunës garon për deputet! Si po dallojkan keto raste?”, është pyetur Surroi nga komentuesi, duke iu referuar rastit të kandidimit të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse kishte marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, kishte hequr dorë në fund nga posti, për të qëndruar kryetar i Komunës.