Veton Surroi ironizon me Drenicen!
Ish-Kryetari i ORA’s, Veton Surroi, ka trentuar të ironizojë me paralajmërimet e zyrtarëve të PDK’së se Stadiumi Olimpik i Republikës do të ndërtohet në Drenas. Surroi ka shkruar se Teatri dhe Opera do të shkojnë në Skenderaj.
Veton Surroi një pjesë të jetës së tij e ka harxhuar duke u marrë me Drenicën dhe njerëzit e atij rajoni. Në fakt, në shumicën e herëve, Surroi ka folur me përçmim ndaj këtij rajoni. Në një rast, Surroi kishte përqeshur edhe gjuhën që përdoret prej banorëve atje. Kishte përqeshur fjalën e përdorur nga Baton Haxhiu si “Nukaka”.
Ish-udhëheqësi i Partisë ORA ka tentuar të përqeshë paralajmërimet e zyrtarëve të PDK’së të cilët kanë paralajmëruar se ndërtimi i Stadiumit Olimpik të Republikës do të ndërtohet në Drenas.
Surroi është marrë me një qytet tjetër të Drenicës, Skenderajn. Ka thënë se tash në këtë qytet do të ndërtohet Teatri dhe Opera.
“….. dheTeatri e Opera në Skenderaj”, ka shkruar autori i librit “Këmbët e Gjarprit”.
Ndërtimin e Stadiumit Olimpik në Drenas e kanë konfirmuar deri më tash Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli dhe Ministri i Sportit, Kujtim Gashi. Kundër, kësaj ideje ka dalë Shpend Ahmeti dhe Këshilltari i Haradinajt, Avni Arifi.
Qeveria e kaluar kishte nisur procedurat për ndërtimin e Stadiumit, por, asnjëherë se kishte nxjerr vendimin në Qeveri për të përcaktuar lokacionin. Edhe atëherë kanë qenë dy opsione për ndërtimin e këtij objekti: në Bërnicë të Prishtinës ose në Drenas