Vetëvendosjen apo LDK-në! Kë do të mbështes PDK-ja

  06 Nov 2017

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Gjilanit, Zenun Pajaziti në një prononcim për Gazeta Blic ka bërë të ditur se ende nuk kanë vendosur për ndonjë koalicion të mundshëm me ndonjërën nga partitë që kanë shkuar në balotazh.

Pajaziti tha për Gazeta Blic se një vendim i tillë ende nuk është marrë dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë takim për të folur lidhur me këtë çështje.

”Jo për besë nuk kemi vendosur. Nuk kemi pasur asnjë takim”, tha ai.

Kandidati i PDK-së bëri të ditur se së shpejti do të takohen partia dhe do të merret një vendim lidhur me këtë çështje.

”Ende nuk kemi zhvilluar asnjë takim, këto ditë do të takohemi si parti dhe do të vendosim”. përfundoi ai.

Ndryshe në garën për të parin e Gjilanit, në balotazh do të përballen Lutfi Haziri nga LDK dhe Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zenun Pajaziti i PDK-së, në zgjedhjet e 22 tetorit mori 18,02% të votave duke e radhitur PDK-në si partinë e tretë në këtë komunë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.