Vetëvendosje vazhdon ta rrah Drenicën
Rrahja mes deputetit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi e deputetit të Nismës, Milaim Zeka, nuk është fort befasi për vendin tonë.
Një rrahje e tillë kishte ndodhur vite me parë edhe mes deputetit tjetër të VV’së, Rexhep Selimi e deputeti të PDK’së, Bekim Haxhiu. Në të dyja rastet si të rrahur nga Vetëvendosje kanë dalë deputetët nga Drenica, Zeka e Haxhiu.
Para disa vitesh në pozitën e deputetit të Kosovës, u patën rrahur mes vete fort Rexhep Selimi i VV’së dhe Bekim Haxhiu-Kamishi i PDK’së.
Në atë kohë si i rrahur kishte mbetur deputeti nga Drenica Bekim Haxhiu.
Ngjarja kishte ndodhur në dalje të Kuvendit të Kosovës ku në rrahjen e këtyre dy deputetëve ishin përfshirë edhe disa deputetë të tjerë.
Tash, pikërisht sot, një rrahje gati e ngjashme ka ndodhur mes deputetit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi e deputetit të Nismës, Milaim Zeka.
Kjo rrahje ndodhi në sy të publikut, në një transmetim live në televizionin Klan Kosova.
Si i rrahur edhe këtë here mbeti deputeti i nga Drenica, Milaim Zeka.
Deri te ky sulm kishte ardhur pas fyerjeve të njëpasnjëshme që deputetët i kishin bërë njëri-tjetrin në një emision që po transmetohej drejtpërdrejtë.
Ishte deputeti Krasniqi ai që fillimisht e kishte gjuajtur me ujë në fytyrë Zekën, deri sa ky i fundit e ka goditur me shishe.
Krasniqi ia ka kthyer goditjen me shishen e ujit dhe menjëherë ishte nisur për te kërriga nga ku ishte ngritur Zeka, duke e goditur me grusht në fytyrë.