Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Kastriot informon se nuk ka asnjë marrëveshje me AAK-në për zgjedhjet e balotazhit që do të mbahen me date 19 nëntor 2017.
Kështu kanë njoftuar përmes një komunikate për media, transmeton Gazeta Blic.
Komunikata e plotë:
Të gjitha pretendimet individuale, qoftë edhe të aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që janë në kundërshtim me qëndrimin zyrtar, nuk janë në përputhje me Statutin e organizatës sonë dhe nuk përfaqësojnë qëndrimin tonë. Dy personat që janë thirrur si bartës të kinse një marrëveshjeje të paraqitur në disa media sot për mbështetjen e kandidatit të AAK-së, Xhafer Gashi, nga ana e VETËVENDOSJE!-s, Abdyrrahman Krasniqi – i shkarkuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në qershor të vitit 2017, dhe Ali Nimani – i shkarkuar dhe përjashtuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në fund të rrethit të parë zgjedhor), nuk përfaqësojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Kastriot.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Kastriot