Por, ky i fundit zgjodhi t’i ikte drejtësisë kosovare duke dalur me dokumentacion të falsifikuar në Shqipëri, me qëllim të daljes në Itali nga Durrësi. Megjithatë, përpjekja e ish-kandidatit për deputet shkoi huq, pasi u ndal nga autoritetet shqiptare.
E për gjithë këtë, VV’ja nuk ka asnjë reagim. Ani pse kanë kaluar 3 orë nga publikimi i lajmit e gati 24 orë që kur u ndal Ramabaja në Shqipëri, askush nga VV nuk ka komentuar.
Metro ndërkohë ka provuar të kontaktoi me zyrtarë të VV, por nuk u morr asnjë koment lidhur me këtë çështje.
Shkodran Hoti, zëdhënës i VV’së tha se nuk ka informacion dhe se po merren me fushatë, ndërkohë që Erzen Vraniqi, që deri vonë punonte në zyrën për media të kësaj partie, tha se tashmë nuk është në atë zyrë.
Gazeta ka provuar të flas edhe me zëdhënësen tjetër të VV’së, Tinka Kurtin, mirëpo telefoni nuk është hapur pas disa tentimeve.
Kontakti ka qenë i pamundur edhe me kandidatin për kryetar të komunës nga vjen edhe Ramabaja, Qendron Kastratin. Ai nuk i është përgjigjur thirrjes së gazetës.
Ndryshe, anëtari i VV’së u ndal mbrëmë në Shqipëri teksa provonte të dilte në Itali, e të cilin ndalim e konfirmuan edhe Policia e Kosovës më pas.